Flash News

Ditari i Opozitës

Protestë kundër qeverisë Rama, opozita rikthehet në shesh

Protestë kundër qeverisë Rama, opozita rikthehet në shesh

Sot opozita do të dalë sërish të protestojë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protesta do të mbahet në orën 18:00 ku protestuesit do të nisin të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia ka marrë masat dpër mbarëvajtjen e tubimin. Kujtojmë se protesta e 10 shkurtit zgjati 3 orë,  duke u zhvendosur nga Kryeministria te Kuvendi.

Gjatë kësaj kohe, pati përplasje të shumta me policinë, hedhje lëndësh piroteknike, molotovë, gurë dhe përleshje fizike me forcat e rendit, ku kjo e fundit u kundërpërgjigj me ujë, gaz lotsjellës dhe arrestime të shumta.

Gjatë fjalës së tij përmbyllëse nga selia blu, kreu demokrat Sali Berisha tha se qytetarët e zotëruan qytetin me vendosmërinë e tyre duke e cilësuar si një kryengritje paqësore, ndërsa hodhi akuza në drejtim të efektivëve të policisë, që sipas tij sulmuan dhe dhunuan padrejtësisht protestuesit.

Berisha vijoi më tej duke paralajmëruar se ato do të vijojnë sërish me protesta deri në largimin e Ramës, teksa bëri të ditur se protesta kombëtare e radhës do të mbahet pas dhjetë ditësh në datën 20 shkurt.

Përshkallëzimi i protestës solli gjithashtu pasoja, pasi për shkak të lëndëve të përdorura në tubim u lënduan protestues, përfaqësues të opozitës, efektivë policie dhe qytetarë.

Të fundit