Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Pr.rezoluta e PS, Alizoti: Vjen nga frika për pushtetin, Rama e di që do e 'hanë' shokët
Deputeti i PD, Tomor Alizoti ka deklaruar se projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit vjen më shumë si frikë për të mbajtur pushtetin.
Duke folur gjatë seancës plenare, Alizoti u shpreh se drejtësia nuk mund të bëhet me rezoluta. Sipas tij, Shqipëria sot nuk ka korrupsion, por ka një projekt për vjedhje.
“Kryeministri i Shqipërisë del e kërcen nëpër Europë, por duhet të dini që këtë e bën vetëm Kryeministri i Indisë, Modi. Jemi një komb që na shoqëron frika për punësim, ushqim, ekzistencë.
Kjo projekt-rezolutë është frikë për të mbajtur pushtetin. Edi Rama e di që do e hanë shokët e tij, ashtu sikundër Partia e Punës hante shokët, dhe shokët do të hanë liderin", tha Alizoti ndër të tjera.