Flash News

Ditari i Opozitës

"PS bleu votat në Dibër", Noka: Edi Rama dhe Belinda u lidhi krejt burrave pension invaliditeti

"PS bleu  votat në Dibër",  Noka: Edi Rama dhe Belinda u

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka,në një takim me demokratët në Dibër ka hedhur akuza drejt kryeministrit Rama se PS ka blerë votat në Dibër, duke u lidhur të gjithë burrave pension invaliditeti.

Sipas Nokës, ky hap ishte ndërmarrë që dibranëve të ju blihej vota, duke ju dhënë pensione, në këmbim të votës për PS-në.

Noka: Në një Dibër që shpopullohet, rrudhet, që zhytet në skamje dhe mjerin, në një Dibër ku absolutisht është përgjysmuar popullsia, këta dyfishojnë numrin e të punësuarve dhe të atyre që marrin ndihmë ekonomike.

Ku ndodh në një vend tjetër normal ku përgjysmohet popullsia dhe të dyfishohet numri i administratës.

Ku ndodh në një vend tjetër normal ku përgjysmohet popullsia dhe ti reklamosh me të madhe në tam-tamet qeveritare se ke rritur ekononimë, ndërkohë që ti dyfishon numrin e atyre që u jep ndihmë ekonomike.

Këtu në Dibër ka ndodhur edhe çudia.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, po hulumtonim në një njoftimet e qeverisë, mirë ndihma ekonomike, por sipas Edi Ramës dhe Belindës, numri i invalidëve ishte i barabartë me numrin e individëve madhor në këtë bashki.

Numri i të rriturve nuk janë më shumë se 10 mijë, aq ishte dhe numri i invalidëve, sepse duhej të blinte me paratë e taksave tuaja, votën.

Ne shohim që në mënyrë të frikshme që Edi Rama asnjëherë nuk ka punuar në këto 11 vite dhe nuk punon për të zhvilluar Dibrën dhe as për të rritur familjet e dibranëve.

Ai ka punuar dhe punon së bashku me bandën e tij që vetëm të vjedhë, që pasi të ua ketë shtrënguar lakun të fyt të ju blejë votën.

Të fundit