All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

PS bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Keni përfituar para nga babai i Suel Çelës

All - Paragraf - 1

PS bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Keni përfituar para

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, kërkoi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që në rendin e ditës të përfshihej një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

All - Paragraf - 3

Mazhoranca bllokoi kërkesën e PD "për zhvillimin e mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë”në lidhje me gjetjet e OLAF-it për fondet nga programi IPARD, çka solli debate mes tyre dhe opozitës.

Bardhi deklaroi para socialistëve se nuk duan të bëjnë debat për situatën ku ndodhen fermerët duke i akuzuar se kanë përfituar para nga babai i Suel Çelës.

“Ju nuk doni debat, sepse ka përfituar babai i Suel Çelës, babai i një personi që është shpallur kreu i një organizate kriminale. Ai ka marrë 150 mijë euro, prandaj nuk doni ju debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që u japin prona Suel Çelës. Ne duam debat, sepse ato para duam t’i shkojnë fermerit të Bradasheshit, një fermeri në Divjakë, Lushnjë apo Fier. Por ju nuk keni këtë merak. Ju keni merak se mos dalin dokumentet. Mos u shqetësoni ne i kemi dokumentet.

Ti, Taulant, qesh! Qesh, sepse pronat e atyre i ke pasur merak dhe kjo është e dokumentuar. Por po ta them këtu: çdo javë do të keni kërkesa për debat, sepse ne nuk jemi këtu për të përfaqësuar interesat e Suel Çelës.

Ashtu siç mendoj se shumë kolegë socialistë nuk janë këtu për këtë qëllim. Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin”, deklaroi Bardhi.

Të fundit