Flash News

Ditari i Opozitës

PS bojkotoi mbledhjen e komisionit, Vokshi kërkon përjashtimin e Ndrecës dhe Ekonomit

PS bojkotoi mbledhjen e komisionit, Vokshi kërkon përjashtimin e

Socialistët bojkotuan sërish mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e këtij komisioni Albana Vokshi, e quajti një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit, teksa kërkoi përjashtimin nga komisioni të deputetit Plarent Ndreca dhe Milva Ekonomi.

“Mazhoranca bojkotoi komisionin pa asnjë arsye legjitime. Tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit, kontrollit parlamentar dhe hetimor. Po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit.

Mbledhja e fundit u mbyll zyrtarisht nga ana ime dhe nuk miratuam dot kërkesat për informacion, ende nuk ka asnjë kërkesë për informacion të miratuar pasi ligji është bërë në mënyrë të tillë sa për cdo kërkesë duhet vendim i ndërmjetëm me shumicën e deputetëve të pranishëm.

Fakti që mazhoranca ka anëtar si avokati i sterilizimit Ndreca dhe rasti i Milva Ekonomit, përbëjnë diferencën për vendimmarrje”, tha Vokshi.

Të fundit