Flash News

Ditari i Opozitës

PS bojkotoi për herë të tretë komisionin, Vokshi: Urdhër i Ramës s’duan të zbardhet vjedhja me koncensionet

PS bojkotoi për herë të tretë komisionin, Vokshi:

Deputetja e PD-së njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi,  Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediat, pas bojkotit të mbledhjes së radhës nga PS-ja.

Vokshi ka theksuar se kushtetuta i detyron deputetët e PS që të jenë pjesë  e komisioneve, por ata nuk vijnë pasi Rama u ka dhënë urdhër që të mos zbardhet vjedhja me koncesionet në shëndetësi.

Dua t’ju bëj me dije se pas konsultave, ne në planin hetimor që e kemi depozituar, do të kemi në listën e dëshmitarëve, Edi Ramën, Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, persona nga "Nisma Thurje" që kanë depozitar të parët denoncimin në SPAK.

Ortakët dhe administratorët e dy koncesioneve, sterilizimin dhe Check-up. Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën.

Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi.”, tha ajo.

Të fundit