Flash News

Ditari i Opozitës

PS bojkotoi sërish Komisionin, Zhupa: Manovra për të zvarritur marrjen e informacionit

PS bojkotoi sërish Komisionin, Zhupa: Manovra për të zvarritur

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një konferencë për mediat pas dështimit të mbledhjes për shkak të mungesës së mazhorancës, tha se këto janë manovra për të zvarritur marrjen e informacionit.

Zhupa theksoi se e drejta për të hetuar është e atyre që e kërkojnë hetimin.

“Ju jeni dëshmitarë të disa manovra për të zvarritur marrjen e informacionit. E drejta e informacionit na garantohet nga Kushtetuta dhe nuk mundet që t’i mbivendoset asnjë ligj.

Sot në një përpjekje të dëshpëruar na kishin lënë një letër në tavoline, e firmosur nga 5 përfaqësues të mazhorancës, të cilët nuk përfaqësojnë as të gjithë mazhorancën vetë. Letër që praktikisht thoshte, ekspertët janë mbi deputetët dhe ligjin nuk e njohin sic është. Ligji thotë se kryetarja e Komisionit duhet të ketë një plan veprimi për të hetuar, gjë që e ka bërë kryetarja në mbledhjen e kaluar.

Do duhet të ekspertët e tyre të hartojnë një plan veprimi dhe ne të zbatojmë atë, por nuk është kjo e drejta. E drejta për të hetuar është e atyre që kërkojnë hetimin.

Mazhoranca mund të shtojë informacion, jemi të hapur për këtë, por kurrësesi që të mos lejojë që të mos dërgohen shkresat që kërkojmë ne për planin e veprimit.

Ne sot kemi firmosur të 7 kërkesat për informacion, ne rreth 40 institucione, që do jenë provat e para të një vjedhje të madhe prej 200 milion euro.”– tha Zhupa.

Të fundit