Flash News

Ditari i Opozitës

“PS e humb Vlorën”, kandidati i “Bashkë Fitojmë”: Më 15 maj nuk do dijë ku të shkojë

“PS e humb Vlorën”, kandidati i “Bashkë

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Hysni Sharra shprehet se rivalët e tij politikë nuk kanë as vizion dhe as program.

I ftuar në A2 CNN, ai shtoi se PS jo vetëm që nuk ka ofertë për Vlorën, por kjo i mungon në 61 bashki. Ai u shpreh i bindur që mazhoranca do të humbë jo vetëm qytetin e tij, por edhe shumë bashki të tjera.

I pyetur rreth ofertës së tij për qytetin bregdetar, ai theksoi se programi i tij fokusohet në 6 pika që do të shihen me prioritet, si turizmi, mjedisi dhe vënia para drejtësisë e atyre që janë përfshirë në afera korruptive.

“Kemi propozuar reduktimin në 50% të tarifës së përkohshme të zënies së hapësirës publike. Është vrasëse për të gjitha bizneset, sepse aplikohet për 6 muaj, teksa pak a shumë, operatorët turistikë operojnë në pak më shumë se dy muaj. Edhe kur Lungo Mare ndërtohej, iu morën para subjekteve. Kemi propozuar ndërtimin e një teleferiku. Turizmit historik i është bërë një dëm i riparueshëm. Sheshi i Flamurit, një katrahurë”, tha ai.

 

 

Të fundit