Flash News

Ditari i Opozitës

"PS-ja do jetë në pushtet deri në 2030", Kryemadhi-qytetarëve: Nuk mund të presim, çojeni Ramën në shtëpi

"PS-ja do jetë në pushtet deri në 2030",
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama se PS do të jetë deri në 2030-ën në pushtet. Ajo i bën thirrje qytetarëve që më 25 prill ta dërgojnë kryeministrin "në shtëpi".

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se në 4 vitet e fundit Rama ka patur qeverinë në dorën e tij dhe mund të drejtonte vendin më së mirë, por sipas saj gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar.

Numri një i LSI-së evidenton se sot ka më pak punë dhe më shumë emigracion.

"Shqipëria nuk mund të presë deri në 2030-ën për të marrë ndihmë. Në Prill 2021 dërgojeni Ramën në shtëpi dhe zgjidhni një qeveri që do të sjellë ndihmë të prekshme dhe të shpejtë", shkruan ndër të tjera Kryemadhi.

Të fundit