Flash News

DITARI POLITIK

PS kalon me procedurë të përshpejtuar pr/ligjin për armët, opozita kundërshton

PS kalon me procedurë të përshpejtuar pr/ligjin për

Mazhoranca ka kaluar në Parlament me procedurë të përshpejtuar porjekt-ligjin për armët dhe municionet.

Drejtuesja e seancës plenare, Ermonela Felaj deklaroi se në seancën e 25 Korrikut do të bëhet shqyrtimi i këtij projektligji.

“Dëshiroj të ju njoftoj se nga Këshilli i Ministrave na është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake. Projektligji njoftohet në seancën më të parë plenare”, tha Felaj.

Opozita e kundërshtoi kalimin me procedurë të përshpejtuar të këtij pr/ligji.

“Sa i takon kërkesës së Këshillit të Ministrave për procedurë të përshpejtuar, na njoftoni për tregtimin e armëve për ta ditur dhe ne. Ne duam të dimë se çfarë nevoje ka prezantuar në kërkesë Këshilli i Ministrave. Pa ditur motivet që ka parashtuar në kërkesë Këshilli i Ministrave, nuk mund të japim opinionin tonë për këtë çështje”, deklaroi Bardhi.

Të fundit