Flash News

Ditari i Opozitës

PS kërkon masë disiplinore ndaj saj, Metaliaj: Nuk surprizohem!

PS kërkon masë disiplinore ndaj saj, Metaliaj: Nuk surprizohem!

Deputetja demokrate Lindita Metaliaj komentoi kërkesën e PS, që kërkon të merret masë disiplinore ndaj saj, pas tensioneve në seancën e djeshme në Kuvend.

Metaliaj e ftuar në Faxnews, tha se nuk është surprizuar, por siguroi se do të vijojë se bashku me kolegët në betejën e tyre. Akuza hodhi edhe në drejtim të qeverisë Rama, ku për moderatorin Egon Loli tha se janë të zhytur në korrupsion.

Nuk surprizohem. Edhe KE në progres raport thuhej që përjashtimi i 23 deputeteve është i paprecedentë. Në në cdo seancë, do të protestoj se është e drejta ime. Unë do të protestojë me të gjithë fuqinë që kam. Nuk jam aty për të mbrojtur interesat e mira, të familjes time.  Nuk është hera e parë, është rutinë për ta. Unë protestova bashkë me kolegët e mi dhe do vijojë . Nuk kam fyer askënd. Rama po shkel dhe dhunon të drejtën e deputetëve. Mosbindja civile do të shkojë deri sa e drejta jonë të vete ne vend. Po ata nuk po na dhunojnë? Cila është vepër penale për Taulant Ballës. Nuk është vjedha e koncesioneve, a nuk është që të bëhen 137 uidhëtime charter, a nuk është vepër penale që të vidhen të dhënat personale të qytetarëve?

Këto janë vepra penale , qeveria e zhytur koke e kembë në korrupsion. Kjo qeveri po vjedh cdo leke të qytetareve. Po shpopullojnë Lezhën, Shëngjinin dhe do ti zëvendësoje me disa refugjatë. Nuk jemi kundër refugjatëve por jo në këtë formë. Rama po shkel kushtetuten, po cenon integritetin territorial. Këto janë vepra penale. Dhe jo e drejta ime që ma kanë dhënë qytetarët”– u shpreh ajo.

Të fundit