Flash News

Ditari i Opozitës

PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, por sjell një arnim të rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare

PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja, por sjell një arnim

Pak muaj më pare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dorëzoi në Kuvend një projektligj të plotë për shqyrtimin e investimeve të huaja, i bazuar në rregulloren e Bashkimit Europian dhe standardet e OECD e SHBA-së.

Ligji synon të mbrojë sektorët strategjikë të vendit nga investime që vijnë nga aktorë të tretë si Kina, Rusia apo Irani, të cilët nuk përfaqësojnë partnerë strategjikë për Shqipërinë.

Propozimi i hartuar nga Tabaku u konsultua me partnerët ndërkombëtarë dhe përfshiu ndryshime të dobishme për të saktësuar rolin e qeverisë dhe të Kuvendit në procesin e filtrimit të investimeve. Por mazhoranca e la projektligjin në sirtar, duke mos e marrë në shqyrtim për muaj me radhë.

Vetëm pak javë pas zgjedhjeve, deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, ka paraqitur një ndryshim të vetëm në një nen të Ligjit për Investimet e Huaja të vitit 1993, që sot pritet të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë.

 Tabaku ka reaguar menjëherë duke e cilësuar këtë nismë si një “arnim socialist” dhe një përpjekje për të zëvendësuar një reformë të mirëfilltë me një draft të dobët e pa standarde.

“Në vend të një ligji serioz, me transparencë dhe procese të strukturuara, siç kërkon OECD, mazhoranca ka sjellë një përpjekje amatore për të larë duart si Ponc Pilati,” deklaroi Tabaku. Ajo shtoi se “Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon.”

Duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj nisme për sigurinë ekonomike dhe kombëtare të vendit, Tabaku përsëriti angazhimin e Partisë Demokratike për të mbrojtur interesin publik dhe për të kërkuar miratimin e projektligjit të saj që ofron garanci maksimale ndaj investimeve të rrezikshme.

Të fundit