Flash News

Ditari i Opozitës

PS mblodhi online Komisionin e Ekonomisë, Gjekmarkaj: Qeveria po i fshihet ballafaqimit me opozitën

PS mblodhi online Komisionin e Ekonomisë, Gjekmarkaj: Qeveria po i fshihet

 

Deputeti demokrat Agron Gjemarkaj ka reaguar pas mbledhjes online që mazhoranca mbajti për Komisionin e Ekonomisë.

Në një postim në Facebook, Gjemarkaj shkruan se mbledhja nuk mund të kryhet pasi vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas Gjekmarkajt mbledhje online është bërë pasi mazhoranca i fshihet ballafaqimin me opozitën.

Postimi:

Shqipëria nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, as në pandemi , ndaj tempulli i parlamentarizmit, Kuvendi i saj nuk duhet të denatyrohet. Mazhoranca po i fshihet ballafaqimit me Opoziten. Ajo nuk investohet asnjë ditë në forcimim e institucioneve por në defunksionalizimin e Opozites.

Institucionet na mbrojnë të gjitheve jo partitë, jo militantizmi. Personalisht e kam me prova  të shumta mos rreshtim qe bie ndesh me bindjet e mia pa pretenduar monopolin e se vertetes. Prishja e tyre( institucioneve) është atentat ndaj Shqiperise në Nato , aleances me SHBA dhe aspiartes së saj europiane.  Socialistet e zyrave  me një arrogancë që duket si marrje kopetencash nga Zoti, si pervetesim i se drejtes, se mires dhe se bukures, po sillen si gjyaktesit dhe "edukatoret" tanë.

Gjithmonë  kam patur nderim per parlamentin pertej cilesisë se debatit apo prurjeve në të pertej forcave politike që e kanë dominuar.  Gjithmonë kam qënë kritik kur është dhunuar Opozita e cila kishte emrin PS,  brenda e jashtë salles plenare, me shpresen që do e linim pas një ditë këtë lengatë shqiptare a ballkanike. Iluzion i ngratë ky.

Me të gjitha difektet e tij, difekte tradite dhe të kultures sonë politike e kam parë atë si garant sovran të thelbit të Republikes.

Nuk e kisha menduar kurrë që për të marrë pjesë në një mbledhje institucionale unë Zevendes Kryetari i Kuvendit të shtyhesha dhe të kaloja nën sqetulla gardistesh të gjatë si femijet në një pyll ferrash.

Ne kerkojmë që Kushtetutes ti hapet dera dhe ajo të rikthehet mes nesh. Ne kerkojme të drejten e perfaqesimit legjitim në Reformen Zgjedhore, të drejten e ngritjes se tre komisioneve hetimore me firmat e 45 deputeteve dhe mos nderhyrjen e kundershtarve tanë politik në çështjet e grupit parlamentar të PD.

Çfarë marrim si pergjigje, zhdukjen e debatit, kthimin e mbledhjeve online. Ne jemi në parti të ndryshme,  fakt ky që na bën të njëanshem në qendrime politike, po nuk duhet të jemi të tille me Republiken, Shtetin, Institucionet, Kushtetutën. Qeveria nuk mund të nderseje Garden ndaj Opozites e cila sot është këmbe, në qendrese, në proteste. Protesta në vendet demokratike nuk shuhet më dhunë, ajo vendos stanadartin e negocimit, të reflektimit, të zgjidhjes së problemeve që shtron.

I kerkoj Edi Rames  tu rrijë deklaratave të tij në vendet perendimore, këtë nuk ja njoh vetes për dobësi . Nuk mund të ketë dy Shqiperi: një në fjalimet e tij  në samitet e BE qofte edhe në Tiranë dhe një tjeter që vë në diskutim  konceptin e Opozites në një shoqëri demokratike. Nese ai se ben ne jemi ketu per të perfaqesuar popullin opozitar e më shumë se kaq të gjithë ata që besojnë të pluralizmi dhe demokracia. Fshehja tregon frike.  Mbledhjet online tregojnë ikjen nga thelbi i krizës. Kthimi në normallitet lyp shumë pak: Respektimin e Kushtetues, respektimin e Rregullores së Parlamentit dhe asnjë favor per Opoziten.

Të fundit