Flash News

Ditari i Opozitës

PS mbron Ballukun, Lela: Rama i bëri anti-fushatë fushatës së vetë

PS mbron Ballukun, Lela: Rama i bëri anti-fushatë fushatës

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka komentuar vendimin e Kuvendit me votat e mazhorancës, për të mos i dhënë autorizim SPAK të arrestojë Belinda Ballukut.

I ftuar neë “Top Story” në Top Channel, Lela tha se Rama sot i bëri anti-fushatë fushatës së vetë në zgjedhjet e 11 Majit, kur fliste për pasaporta dhe dashuri për Bashkimin Evropian.

Lela shtoi se do të ishte çmenduri nëse opozita do të nxirtte faqebardhë Ramën.

“Prej dy muajsh që zhvillohet kjo betejë e opozitës dhe kjo poshtërsi e mazhorancës, duke shtyrë afatet, duke manipuluar transparencën dhe të gjitha me radhë. Eksponentë të opozitës, kryetari i opozitës e kanë thënë dhe e kanë patur të qartë. Rama është vetë pjesë e kësaj buke që ka zënë. Nuk është lajm çka bëri Rama me Ballukun dhe me veten. Lajmi i vetëm është që Rama vendosi t’i bënte anti-fushatë fushatës së vetë.

Rama i muajve maj, prill dhe mars me pasaportë dhe dashuri për Europën dhe është ky Rama i ri që përkundër deklaratave të ambasadave kryesore dhe të rëndësishme të BE-së, Rama në kundërvënie. Hapat e tjerë të opozitës dihen.

Ne ndonjëherë turremi e themi Rumania dhe Bullgaria… Rumania është 20 e ca milionë popullsi. Do të ishte marrëzi nëse opozita do të bënte lajm sot. As me numra dhe as me molotovë. Ju e patë çfarë ndodhi. Lajmin e zi ia lamë Ramës. Të futej opozita me një lajm të zi dhe të nxirrte Ramën faqebardhë sot, do ishte çmenduri më vete”, tha Lela.

 

Të fundit