Flash News
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Kontrollet në banesën e Veliajt, SPAK del me njoftim zyrtar
I kërkuan 20 mijë euro 36-vjeçarit, për të mos i publikuar video intime, arrestohen 3 të rinj në Tiranë
PS mburojë për Xhaçkën/ Zhupa: Dje mori fund reforma në drejtësi
Mazhoranca u kthye në një mburojë të deputetes Olta Xhaçka, ku votoi ditën e djeshme në Kuvend kundër dërgimit të shqyrtimit të mandatit të saj nga Gjykata Kushtetuese.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa këtë vendim të mazhorancës në Kuvend e konsideron si një puç institucional. Sipas deputetes demokrate ditën e djeshme mori fund reforma në drejtësi.
“Dje mori fund reforma në drejtësi. Dje mazhoranca tregoi që nuk ka vullnet të zbatojë vendimet e gjykatës kur bie ndesh me veprimet e tyre.
Do të denoncojmë këtë që bën mazhoranca, ne nuk mund t’i detyrojmë t’i kthehen shtetit ligjor, s’kemi mekanizëm që t’i detyrojmë të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. SPAK ka nisur hetimet për aferën e investimit strategjik ku është përfshirë familja e Xhaçkës, Goro është i arrestuari i parë për pronën e Xhaçkës, për dokumente e falsifikuara, për mbivendosje të pronës. Ka qenë një denoncim nga kryetari të zgjedhur të Himarës.
Është në proces, SPAK po e heton dhe nuk ka nevojë për padi të re. Ne nuk kemi informacion më të klasifikuar nga ato që mund të marrë SPAK. Por këtu nuk bëhet fjalë më për drejtësi, por për faktin sesi një mazhorancë ka shkatërruar reformën në drejtësi, një investim të ndërkombëtarëve.” – tha Ina Zhupa në MCN.