Flash News

Ditari i Opozitës

PS miratoi ligjin për “Burimet ujore”, Malltezi: Atë që e ndalon ligji, e kalon Maliqi Edvin me KKT

PS miratoi ligjin për “Burimet ujore”, Malltezi: Atë

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas miratimit të ligjit për “Burimet ujore” nga mazhoranca në Kuvend.

Malltezi ka sjellë në vëmendje rastet e denoncuara nga opozita kur ngriheshin gardhe e prisheshin bregdete në kundërshtim me ligjin. Malltezi shkruan se pavarësisht padive të PD, SPAK u kthye në “letrën higjienike të Ramës”.

Ai shton se qeveria Rama miratoi një ligj pa u konsultuar duke i hapur rruhë gardheve në plazhe në kundërshtim me ligjin.

“Atë që e ndalonte ligji tani e kalon Maliqi Edvin me KKT! Sot kaluan partizançe, pa asnjë konsultë Ligjin e ri për Burimet Ujore. Ka qenë në fuqi ligji për burimet ujore që (1) ndalonte ndërtimet në brigjet e lumenjve dhe 100m e parë të vijës bregdetare dhe (2) ruante konceptin e servitutit ne brigjet pra nuk lejonte gardhet në plazhe! Por paçka se bëmë 3 padi në SPAK, mender jush ssssskape! u kthye në letrën higjenike të Edi Ramës e nuk vepron se ka frikë. Tani po ndryshojnë ligjin për të ngrit gardhe plazheve të hajdutëve strategjikë. Atë që e ndalon ligji po e lejojnë që ta kapërcejë KKT e banditëve në pushtet. Ja 2 foto nga historiku në facebook për ilustrim si edhe Neni 8 që kaluan sot për të kapërcyer shkeljet ligjore që kishin kryer deri sot”, shkruan Malltezi.

Të fundit