Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
PS miratoi pr.ligjin për zonat e mbrojtura, Tabaku: BE po përgatit notë proteste për qeverinë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku e konsideroi projektligjin për zonat e mbrojtura që mazhoranca e miratoi sot e vetme, si një ligj korruptiv.
Për mediat, jashtë Kuvendit, Tabaku deklaroi se është në shkelje të standarteve të unionit dhe se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një notë proteste për qeverinë shqiptare.
“Sot fatkeqësisht parlamenti votoi një ligj që është në shërbim të pakicës. I morën i përdorën 12 deputetë të PS, ligj që ishte në shkelje të direktivave të BE, me ligjin e miratuar në zonat e mbrojtura do jepen investime strategjike, hotele me 5 yje. Nëse flasim për parlament të kapur, për mosruajtjen e balancës në parlament, ky është shembulli më i mirë. Në këto kushte kur edhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë, vendos edhe një pikëpyetje të madhe për funksionimin e parlamentit. Shkelën angazhimin e konventave për mbrojtjen e mjedisit, janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura.
Ky është një ligj korruptiv, që tregon kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit. Unë di që qeverisë shqiptare është duke iu dërguar një notë proteste, se kapitujt për mjedisin është ndër më të vështirët. Kur vjen puna për të marrë akte për hapjen e negociatave, i shkel ato me dy këmbë. Me këtë ligj shkoi akoma edhe më tej, mos e shikoni lidhjen vetëm me mjedisin, shikojeni kryekëput korruptiv. BE do vazhdojë përpjekjet, Shqipëria është një vend sovran, por kemi një detyrim nga procesi i integrimit. Është në shkelje të direktivave të BE dhe ligj korruptiv, do japë leje për ndërtim në zona të mbrojtura”, tha Tabaku.