Flash News

Ditari i Opozitës

"PS mundohet të bëjë truke për deformimin e votës", Cara: PD gati të rikthejë zhvillimin e Durrësit

"PS mundohet të bëjë truke për deformimin e

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Igli Cara kujton se PD ka bërë shumë për Durrësin dhe Shqipërinë, ndaj duarrsakët sipas tij janë të gatshëm për një fitore si ajo e vitit 2005.

Duke folur në Syri tv, Cara kritikoi ashpër qeverinë dhe Partinë Socialiste për “asfaltin elektoral” dhe përpjekjet për të manipuluar votën përmes premtimeve të pambajtura.

"PD ka bërë shumë për Durrësin dhe Shqipërinë, dhe durrsakët kanë memorie të qartë. E mbajnë mend mirë sesi ndryshoi në 2005-2009 e më vonë në 2010. Por kuptohet që kanë akoma të qartë se çfarë ka ndodhur në këto 12 vite. Kur çdo familje durrsake sot është më e varfër. Mos të harrojmë që gjurmët e rindërtimit janë akoma prezentë. Mos harrojmë që mijëra familje nuk janë strehuar akoma në shtëpitë e tyre.

Akoma ne kemi shumë familje që nuk janë sistemuar akoma. Mos harrojmë dhe ato blloqet e apartamenteve që janë bërë në të gjithë zonën e ish-kënetës. Kemi akoma shkolla dhe gjimnaze që nuk janë përfunduar. Kanë prej dy vitesh që nuk kanë marrë as bonusin e qirasë.

Si gjithmonë, Partia Socialiste mundohet që të bëjë truke për të deformuar votën. Dhe nuk është vetëm në këtë aspekt për premtimin e shtëpive, por mos harrojmë që kemi edhe investime në rrugë të ndryshme që ne i quajmë ‘asfalti elektoral’. Janë investime që nuk do të vlejnë se pas disa kohësh ato rrugë do të prishen përsëri dhe për më tepër kemi bërë shumë denoncime për shumë gjëra që PS i ka në program", tha Cara. 

Të fundit