Flash News

Ditari i Opozitës

PS mungon në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Po sillet si organizatë kriminale, shkelin rregulloren

PS mungon në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Po sillet si

Deputetët e opozitës në Komisionin hetimor parlamentar për Shëndetësinë kanë dhënë një deklaratë për media, pasi deputetët e mazhorancës u paraqitën në komision.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi tha se "mazhoranca po sillet si një organizatë e strukturuar kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe ndihmohet nga Lindita Nikolla.

Vokshi tha se mazhoranca është njoftuar për mbledhjen por ka vendosur ta bojkotojë.

“Shkelin me të dyja këmbët, në mënyrë flagrante, Kushtetutën, shkelin rregulloren e Kuvendit. Nuk mjaftohen me kaq. Shkelin edhe ligjet antikushtetuese që i kanë miratuar vetë në mënyrë të njëanshme. Mbledhja e sotme bazohet në rregulloren e Kuvendit, neni 32, pika 2, që përcakton se është Kryetari i komisionit që njofton mbledhjen e radhës së komisionit

E kam njoftuar këtë mbledhje, e kam njoftuar në fund të mbledhjes së djeshme, pasi mazhoranca refuzoi që të shqyrtonte kërkesat për informacion, sepse mendojnë se kështu do ta mbajnë peng punën e komisionit, do ta pengojnë zbardhjen e dy prej aferave më të mëdha në shëndetësi, atë të Check up dhe të Sterilizimit.

Por, për një gjë i siguroj: ne, opozita, deputetët e opozitës, unë si kryetare, por edhe të gjithë kolegët e mi që janë këtu të pranishëm në këtë konferencë, i informojmë se jemi të vendosur, ne do t’i shkojmë deri në fund pavarësisht pengesave, pavarësisht trukeve, pavarësisht bojkotit, sepse është mazhoranca...

Keni parë mazhorancë që bojkoton?! Që bojkoton mbledhjet e komisioneve parlamentare?! Nuk ndodh në asnjë vend të botës. E keni këtu, rastin e vetëm unikal në botë. Mazhoranca që bojkoton mbledhjet e komisioneve hetimore që kanë përparësi ndaj komisioneve të tjera edhe të përhershme!!!”, tha Vokshi.

Të fundit