Flash News

Ditari i Opozitës

“PS nëpërmjet bandave terrorizoi qytetarët”, Noka: Ishte procesi zgjedhor më i turpshëm në historinë e Shqipërisë

“PS nëpërmjet bandave terrorizoi qytetarët”, Noka:

Kuvendi i Shqipërisë iu rikthye punimeve pas zgjedhjeve vendore të 14 majit. I pari që mori fjalën ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamuar Noka, i cili foli me tone të ashpra për mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.

Në fjalën e tij ai deklaroi se u blenë vota me para droge, ku gjithashtu qeveria i kishte bërë presion qytetarëve. Noka tha se dita e diel konfirmoi se ka një regjim, narkoregjim dhe se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston.

“U mbyll një proces më i turpshëm në historinë e Shqipërisë sa i takon të ashtuquajturve procese zgjedhore. Më 14 maj në Shqipëri nuk kishte zgjedhje, kishte një proces votimi. Ditën e diel ju konfirmuat se këtu nuk ekziston një qeveri demokratike sikurse duhet të ketë në çdo vend. Dita e diel konfirmoi se ka një regjim, narkoregjim."

"Në Shqipëri u tregua ditën e diel se vija ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk ekziston. Në Shqipëri parti shtet ishin para krimi, para droge. SHISH, polici, ushtri të gjithë ishin garnizon i PS për të vjedhur, terrorizuar, përçudnuar procesin e quajtur zgjedhor, me një kusht që rilindja të merrte 100% të pushtetit."

"Banda e quajtura qeveri ditën e diel shkoi në zgjedhje me një moto, të gjithë pushtetin sovjetëve. Nuk kishte gjë më të neveritshme. Kjo tregon mentalitetin e Edi Ramës dhe qeverisë, obskurantist. Nuk kishte imagjinuar ndonjëherë që kryeministri të thoshte po votuat opozitën do ju lëmë pa ujë, pa bukë, pa drita. Jeni duke e çuar Shqipërinë në skajet e pamundurës”, tha Noka."

Ai theksoi se Elbasani ishte shembull i asaj që ndodhi duke paralajmëruar përgjigje nga opozita.

“Edi Rama, kjo qeveri dhe rilindje nuk takohet asgjëkund me votën e lirë. Bëhuni gati se tashmë do ju përgjigjemi siç mund t’i përgjigjesh një regjimi kriminal. Nuk ka asnjë rrugë tjetër me ju. Shkoi kursi i euros 100.9 lekë. Ishin 500 mln euro të korrupsionit tuaj dhe të krimit që u hodhën për të vrarë votën e lirë. Prisni përgjigjen, ajo që mund t’i jepet çdo bande qoftë me pushtet, qoftë pa pushtet”, theksoi Noka.

Të fundit