Flash News

Ditari i Opozitës

PS nuk jep autorizim për arrestimin e Ballukut, vjen reagimi i parë nga PD: Rama sfidoi drejtësinë dhe integrimin

PS nuk jep autorizim për arrestimin e Ballukut, vjen reagimi i parë

Vjen reagimi i parë nga PD pas vendimit të PS-së lidhur me kërkesën për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Balluku.

PS nuk jep autorizim për kërkesën e SPAK, ndaj deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi reagoi në rrjetet sociale se Edi Rama sot u tha të gjithë shqiptarëve se ai është mbi ligjin dhe nuk është i barabartë me qytetarët. 

"Shqipëria nuk e kaloi testin kritik, bashkohemi më 12 mars të shpëtojmë vendin! Edi Rama vendosi sot të ruajë imunitetin përballë drejtësisë me forcën e kartonave që ka në Kuvend. Edi Rama u tha të gjithë shqiptarëve se ai është mbi ligjin dhe nuk është i barabartë me qytetarët. Duke zgjedhur të mbrojë aferat e tij korruptive, dhe duke mbrojtur bashkëpunëtoren më të ngushtë, Edi Rama sfidoi drejtësinë dhe integrimin europian të vendit, si dhe hodhi dhe një hap tjetër në përshkallëzimin e tensionit politik në vend.

Ky akt është një vendim kundër Shqipërisë, vetëm e vetëm që Edi Rama të ruajë karrigen e lëkurën e tij. U dëshmua haptazi dhe sot se qendrimet e përbetimet e tij për drejtësinë kanë qënë një propagandë e ulët që ra, në rastin më të parë kur hetimi shkoi në paradhomën e tij. Me vendimin që shpalli sot, Edi Rama konkludoi pengimin e drejtësisë, një kurs që nisi që ditën e parë kur mbërriti në Kuvend kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut.

Të gjitha zvarritjet dhe sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK kulmuan me vendimin sot për të rrëzuar kërkesën e Strukturës së Posaçme anti-korrupsion. Testin kritik, siç e cilësoi këtë Brukseli, Shqipëria sot nuk e kaloi. Tanimë është e qartë për çdokënd. Edi Rama është gati të marrë peng vendin dhe të ardhmen e tij, për të shpëtuar nga drejtësia, për të shpëtuar nga burgu që e pret. I ngelet qytetarëve, i ngelet shqiptarëve të thonë fjalën e fundit. Me 12 mars, bashkohemi para Kuvendit, e të shpallim se Shqipëria nuk është plaçkë e një kryeministri të korruptuar e të lidhur me krimin e kartelet", shkruan Këlliçi. 

Të fundit