Flash News

Ditari i Opozitës

PS nuk mori pjesë në mbledhje, Bardhi: Këshilli i Mandateve të mblidhet më 6 janar

PS nuk mori pjesë në mbledhje, Bardhi: Këshilli i Mandateve

PS refuzoi sërish pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po kthehen në zyrë avokatie për Belinda Ballukun duke zvarritur mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Bardhi kërkoi që mbledhja e radhës të jetë në 6 janar.

“Prej dy javësh jemi në kërkim të pesë anëtarëve të mazhorancës në këtë këshill, të cilët janë fshehur dhe i ikin përgjegjësisë së tyre për shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, e cila është e ngutshme për shkak se siç ka provuar prokuroria, e pandehura, krahu i djathtë, zëvendësja e Edi Ramës është duke intimiduar dëshmitarë dhe duke prishur prova.

Sot mbushen fiks dy javë nga momenti ku prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Me sa duket pasi kthyen zyrën e kryeministrit në zyrë avokatie po kthejnë edhe zyrat e Kuvendit në zyrë avokatie për Belinda Ballukun. Do të rithërrasim mbledhjen e këshillit fiks në ditën kur bëhen tri javë nga momenti që ka ardhur kërkesa në Kuvend në 6 janar ora 11:00”, tha Bardhi.

Të fundit