Flash News

Ditari i Opozitës

PS nuk tërhiqet nga harta e re gjyqësore, Çupi: Përgjigja e qytetarëve do të jetë referendumi

PS nuk tërhiqet nga harta e re gjyqësore, Çupi: Përgjigja

Partia Socialiste është e vendosur t’i shkojë deri në fund hartës së re gjyqësore, duke mos pranuar asnjë ndryshim.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi shkruan në Facebook, se vendimi i socialistëve për të mos ndryshuar hartën e re gjyqësore është një tallje dhe shpërdorim i taksave që paguajnë qytetarët me një proces që është paracaktuar nga Edi Rama.

Deputetja paralajmëron një referendum që të jenë qytetarët ata të cilët të vendosin për hartën e re gjyqësore.

“Vendimi i PS, për të mos ndryshuar hartën territoriale, është tallje me qytetarët që duan ndryshim të hartës.

Është tallje me partnerët që u angazhuan në proces.

Është tallje me parlamentin.

Është shpërdorim i taksave të qytetarëve, për një proces të paracaktuar nga vullneti i Edi Ramës.

Edi Rama ka frikë të përballet në një betejë të vërtetë elektorale dhe kërkon rezultat ne tavoline. Kështu ka bêre në çdo zgjedhje. Kur ndryshoi hartën territoriale në 2015, kur ndryshoi në mënyrë të njëanshme sistemin zgedhor.

Edi Rama ka frikë nga vota.

Përgjigja e qytetarêve do të jetë referendumi. Ne do të kërkojmë referendum për ndryshimin e hartës territoriale.

Askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e zgjedhësve”, shkruan deputetja e PD.

 

Të fundit