Flash News

Ditari i Opozitës

PS nxiton të miratojë ligjet, Bardhi-Felajt: Po falsifikon votimin, nuk ke kuorum

PS nxiton të miratojë ligjet, Bardhi-Felajt: Po falsifikon votimin,

Teksa zv.kryeparlamentarja Ermonela Felaj ka vijuar taktikën e Nikollës për të kaluar në votim rendin e ditës dhe projektligjet me shpejtësi, nënkryetari i PD Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryhen vepër penale.

Bardhi iu drejtua Felajt duke i thënë se po falsifikon votimin, pasi në sallë ka 68 deputetë. Demokrati tha se qartazim, Felaj po shkel Kushtetutën.

“Po falsifikon votimin. Nuk ke kuorum. Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën. Nuk ua falim këtë”, ka thënë Bardhi.

Të fundit