Flash News

Ditari i Opozitës

PS refuzoi hetim për çështjen "Bechetti", PD nuk tërhiqet: Të hënën depozitojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese

PS refuzoi hetim për çështjen "Bechetti", PD nuk

Kuvendi vendosi kundër ngritjes së Komisionit Hetimor për çështjen "Bechetti", por Partia Demokratike ka vendosur të mos e pranojë këtë vendim.

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi bëri me dije se ditën e hënë, PD do të depozitojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.

"Të hënën do depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për vendimin e Kuvendit për të moslejuar ngritjen e një komision hetimor. Duam të shfuqizojmë vendimin e Kuvendit për të mos ngritur komisionin hetimor për Çështjen e Bechetti",  tha Bardhi.

Këto deklarata ky i fundit i bëri në konferencën e zhvilluar sot në selinë blu. Kujtojmë që socialistët refuzuan hetim për çështjen "Bechetti" me arsyetimin se është në kundërshtim me interesat e shtetit shqiptar.

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha shtoi se PD ka informacione se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar të mos votohet pro hetimit për çështjen "Bechetti". Ai shtoi se në bashkëpunim me ndërkombëtarët do t'i shkojë deri në fund kësaj çështjeje që e cilëson aferë të tëmerrshme.

"Ne kemi informacione të plota se kërkesa për të mos miratuar komisionin Bechetti është urdhër i drejtpërdrejtë i Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe kjo tregon po kështu se si funksionon shteti shqiptar, ku është katandisur shteti shqiptar.

Ndaj në kontakt edhe me partnerët ndërkombëtarë  dhe të vendosur për ti shkuar der  në fund kësaj afere, sot e në ditët në vijim ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm që komisioni hetimor Becheti të përfundojë me ngritjen e tij dhe të nisë një orë e më parë nga puna për të zbardhur para shqiptarëve këtë aferë të tmerrshme dhe përgjegjësit e kësaj afere dhe për ti çuar ata para drejtësisë", tha Basha .

Ndërkohë ngritja e Komisionit Hetimor për inceneratorët është shtyrë, ndërsa ai për zgjedhjet e 25 prillit ka nisur nga puna. Hetimi për këto çështje u kërkua nga PD.

Të fundit