All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

PS refuzoi Simon Mirakën, Berisha: Akti i shëmtuar i një individi të lidhur me krimin

All - Paragraf - 1

PS refuzoi Simon Mirakën, Berisha: Akti i shëmtuar i një individi

Kryetari i PD, Sali Berisha, foli sot në Kuvend lidhur me refuzimin që PS bëri për kandidatin për komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, e firmosur nga vetë kryedemokrati.

All - Paragraf - 3

Nga Kuvendi, Berisha e quajti një akt të shëmtuar të nënshkruar nga një individ i përfshirë në lidhje me krimin, duke akuzuar qeverinë se po diskriminon të përndjekurit politikë.

“Në një akt të shëmtuar sot refuzuat Simon Mirakën, njëri nga ikonat e vuajtjes së persekutimit, deshendent të një familjeje të shkëlqyer. Në një kombinim individ që i lidh krimi, i fshijnë emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm”, tha Berisha.

Deklarata e kreut të PD, vjen pasi kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, tha se kandidatura e Mirakës nuk mund të pranohej me firmën e Berishës. AI i kërkoi kandidatit që të përfshihej në listë pa firmën e krydemokratit.

"Më lejoni të sqaroj një element që u krijua një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Ka pasur akuzë ose deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të PD, Bardhi. Dua të sqaroj se sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka, ne e kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur në mandatin e tij të parë dhe kandidon për mandat të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij figuron edhe katrani me bojë dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij. Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, kështu që në këtë aspekt. I kërkoj zotit Miraka që nëse vjen në një listë të re pa atë do ta konsiderojmë”, deklaroi Balla.

 

Të fundit