Flash News

Ditari i Opozitës

PS refuzon komisionet parlamentare, Bardhi: Po bën gjithçka për të vonuar integrimin

PS refuzon komisionet parlamentare, Bardhi: Po bën gjithçka për

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi ka reaguar pasi mazhoranca rrëzoi kërkesën e demokratëve për ngritjen e dy komisioneve parlamentare për koncesionet e rrugëve dhe AKSHI-n.

Duke e cilësuar një vendim antikushtetues, Bardhi akuzoi PS-në se po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit të vendit.

Deputeti demokrat vuri në dukje se integrimi pengohet kur institucione si Kuvendi, bëhen jonfunksionalë dhe shndërrohen në fasada të qeverisë.

“Me 1 vendim antikushtetues, mazhoranca vendoi të rrezojë 2 kërkesa për ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara jo më pa 1/5 dhe zhvillimin e në misioni për debat për një raport të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Behet kërkesa e 5 për ngritjen e komisionit hetimore që mazhoranca me votë politikë pengon opozitën të kryejë kontroll parlamentar. Mocioni i 7 me debat që rrëzohet.

Mazhoranca po bën gjithçka për të vonuar procesin e integrimit. Kërkonim të verifikonim procedurat e ndjekura nga ARRSH dhe ministra e Infrastrukturës për infrastrukturën rrugore në vend. Pavarësisht se gllabërojnë miliona euro çdo vit, me shiun e erën e parë, rrugët shkatërrohen. Parlamenti ka një rol për të ruajtur, për të kontrolluar këto procedura dhe për të rekomanduar masa për përmirësimin që situata të ngjashme të mos ndodhin.

Është rast unik në botë që një institucion publik konsiderohet si grup kriminal. A duhet të reagojë kuvendi për institucionin që përfaqëson interesin e shqiptarëve, s’mund të pranojmë institucionet që veprojnë si grup i strukturuar kriminal. Integrimi pengohet nëse institucione si kuvendi bëhen jofunksionalë, por që bëhen fasadë e qeverisë”, tha Bardhi.

Të fundit