Flash News

Ditari i Opozitës

PS rrëzoi interpelancën me Ballukun, Balliu iu tund prangat socialistëve: Veliaj e Beqaj

PS rrëzoi interpelancën me Ballukun, Balliu iu tund prangat

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit në lidhje me aferën e tunelit të Llogarasë, duke e quajtur atë një nga “mega-skandalet më të rënda të qeverisë Rama”.

Sipas tij, pas kësaj afere që po hetohet nga SPAK, fshihet vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa ministrja Belinda Balluku është “zbatuese e urdhrave që vijnë nga lart”.

Duke tundur 'prangat' në foltore, Balliu iu drejtua socialistëve duke i paralajmëruar se do përfundojnë si Veliaj e Beqaj.

"Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe të mos fshihet, por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju për të vjedhur para keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë, duke mos bërë as kolaudimin e rrugës. Ju doni të justifikoheni dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim, e ka fajin operatorit. Në të gjithë këtë tender, nuk merrni as mundimin të fshiheni. Punët i bën Gjoka, që nuk ndodhet në asnjë letër, as si kontraktor dhe as si nën kontraktor, por punët i kryen gjoka dhe paratë i merr kompania turke. Ky është gjeokorrupsion. SI ka mundësi që në këtë vend bëhet me telefona, por kjo është republika e Palloshit, ky është realiteti. Kjo është republika e banalitetit, me fjalë të ndyra që përdoren nga ministra që i mbani me vite. Kjo zonjë ka mundësinë sot të bëhet pentito dhe të thotë të vërtetën, mos bëhet si gjyshi i saj", deklaroi Balliu.

Të fundit