Flash News

Ditari i Opozitës

PS rrëzoi kërkesën e SPAK, Berisha: Rama do jetë kryegjykatës dhe kryeprokuror, Balluku notere

PS rrëzoi kërkesën e SPAK, Berisha: Rama do jetë

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e PD. Berisha e nisi fjalën e tij në mbledhje me vendimin e fundit të mazhorancës në Kuvend për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut.

Berisha tha se Rama dhe PS u bë mur dhe mburojë korrupsioni, duke vërtetuar se kryeministri nuk do të hetohet për vjedhjet e tij.

Kryedemokrati theksoi se me vendimin e fundit të Kuvendit, drejtësia merr goditje asgjësuese.

“Në një moment në të cilin Edi Rama pas një përpjekje të jashtëzakonshme të opozitës, por e vërteta është edhe të partnerëve ndërkombëtare dhe institucioneve ndërkombëtare për zbatimin, funksionimin e shtetit ligjor, zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama haptas hoqi çdo maskë, hodhi poshtë një përpjekje të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe votoi në parlament murin, mburojën e korrupsionit të tij, të vjedhjeve të tij dhe përfshiu, ose nën pretekst, zëvendëskryeministren Lubi Balluku.

Ky akt i shëmtuar dhe i pashembullt ndonjëherë në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt, është dëshmi flagrante e inkriminimit të tij direkt në mega-afera korruptive. Është dëshmi flagrante se Edi Rama nuk ka pranon të hetohet, të gjykohet për vjedhjet e tij monstruoze.

Sot në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, fatmirësisht nuk ka njeri që nuk e di më se Lubia është thjesht sekretarja, noterja e Edi Ramës dhe se çdo gjë, apo se në thelb të gjithçkaje qëndron vetë veprimtaria e tij kriminale.

Në këtë përplasje të fuqishme të paprecedent tremujore, viktima absolute ishte pa diskutim institucioni i akuzës, ishte prokuroria speciale dhe gjykata, për të cilat kryegjykatës dhe kryeprokuror pas votimit në parlament do jetë vetëm Edi Rama.

Me vendimin e parlamentit për të mbyllur mundësitë e hetimit pa imunitet, institucioni i akuzës apo tentativat e tij për të funksionuar mbi bazën e ligjit, jashtë kontrollit ekzekutiv, marrin një goditje fatale, asgjësuese, përfundimtare”, tha Berisha nga mbledhja.

Të fundit