Flash News

Ditari i Opozitës

PS ruan imunitetin e Ballukut, Këlliçi: Duhet reagim radikal, Rama nuk e do integrimin

PS ruan imunitetin e Ballukut, Këlliçi: Duhet reagim radikal, Rama

Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se pas vendimit të mazhorancës për të ruajtur imunitetin e Ballukut, duhet të ketë një reagim radikal.

I ftuar në News24, Këlliçi tha se Rama është njeriu që interesohet më pak për integrimin e vendit në BE, pasi nuk do që të jetë nën monitorim.

“Duhet të ketë reagim radikal në të gjitha format në protestë. Është e kotë të shkosh në një parlament që ka mandat të posaçëm për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Ata ministra aty kanë detyrë të shkojnë në zyrë dhe të vjedhin qytetarët. Rama është njeriu më pak i interesuar që Shqipëria të jetë në BE, si kryeministri më i korruptuar në Europë. Kur je në BE je i monitoruar dhe ka masa shtesë. Sigurisht që Edi Rama nuk e do këtë”, tha Këlliçi.

Të fundit