Flash News

Ditari i Opozitës

“PS shkeli marrëveshjen për presidentin”, Salianji: Teatër me fund të ditur, opozita mori kosto të panevojshme

“PS shkeli marrëveshjen për presidentin”, Salianji:

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Enkelejd Alibejat, i cili tha se PS shkeli marrëveshjen për presidentin.

Në një postim në facebook, Salianji shkruan se ishte parashikuar ky skenar dhe se opozita mori kosto të panevojshme.

“Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytëzoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proçes dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!
Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!”, shkruan Salianji.

Të fundit