Flash News

Ditari i Opozitës

PS shkresë Nikollës, kërkon përjashtimin e tre deputetëve të opozitës, "Etika" mblidhet online

PS shkresë Nikollës, kërkon përjashtimin e tre

Partia Socialiste i ka dërguar një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku i ka kërkuar përjashtimin nga seanca plenare të tre deputetëve të opozitës.

Përjashtimi është kërkuar për Ervin Salianjin, Petrit Dodën dhe Edmond Spahon. Sipas PS, Salianji ndezi tymuese në foltoren e Kuvendit, ndërsa Doda dhe Spaho ndezën disa flakadanë.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në një seancë online, në orën 14:30.

Kuvendi u përfshi nga tensionet ku opozita kërkoi nga mazhoranca respektimin e të drejtave të tyre kushtetuese, pas PS i rrëzoi kërkesat e demokratëve për Komisione Hetimore Parlamentare.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit