Flash News

Ditari i Opozitës

PS zvarrit kërkesën e SPAK për Ballukun, Bardhi: Keni 3 muaj që pengoni hetimet

PS zvarrit kërkesën e SPAK për Ballukun, Bardhi: Keni 3 muaj

Imuniteti i Belinda Ballukut është lënë jashtë rendit të ditës së Kuvendit, edhe pse opozita, SPAK madje edhe ndërkombëtarët, kërkojnë shqyrtimin e kërkesës me përparësi.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën për zvarritjen e procedurës me qëllim tejkalimin e afatit 3 mujor dhe pengimin e hetimeve. Bardhi kërkoi nga PS të përfshirë raportin e Këshillit të Mandateve në seancë.

“Në përputhje me afatet e përcaktuar anëtarët e Këshillit, duke qenë se ju nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët e këshillit kanë dorëzuar raportin për seancën plenare. Sipas rregullores, ju zoti kryetar jeni të detyruar ta përfshin raportin në seancën më të parë. Raporti është dorëzuar të hënën dhe seanca më e parë është seanca e sotme. Në rendin e ditës nuk është përfshirë shqyrtimi i kësaj kërkesë. Edhe një javë ka mbetur dhe kërkesa konsideruar e rrëzuar. E keni çuar në limitet. Zoti kryetar ju e zvarritët këtë procedurë për dy muaj. Tani po e zvarritni edhe përfshirjen në Kuvend. Kanë tre muaj që po pengohen hetimet, sepse SPAK kërkon hetimin. Ktheni përgjigje. Kërkesa ime është proceduriale”, tha Bardhi.

Të fundit