Flash News

Ditari i Opozitës

Pse Basha hesht për protestën? Bejko: Opozita e ka gabim, s’ka axhendën e qytetarëve; Gjata: Humb mbrojtjen e policisë

Pse Basha hesht për protestën? Bejko: Opozita e ka gabim, s’ka

Pse kreu i PD Lulzim Basha nuk ka reaguar për protestën e qytetarëve në mbarë vendin?

Roland Bejko, anëtar i Kryesisë së PD thotë në 'Politiko' në Top News se ky qëndrim i opozitës është gabim, ndërsa shton se axhenda e opozitës sot nuk është e njëjtë me atë të qytetarëve, të cilët prej ditësh protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

Ky argument është kundërshtuar nga juristi Çlirim Gjata.

Bejko: Populli është ngritur të rrëzojë qeverinë, demokratët të rrezojnë Bashën. Ne e rrëzuam PD, u shpall doktori non grata etj..

Është gabim që opozita nuk ka reaguar, nuk e di pse. Jemi futur në një debat politik ku opozita është në disfunksionalitet.

Di që axhenda e opozita nuk përputhet me atë të qytetarëve sot, sepse opozita ka prioritet fatin e kryetarit Basha po Berisha.

Çlirim Gjata: Basha nuk del se humbet mbrojtjen e policisë, nuk është ceshtje e krizës së brendshme.

Të fundit