Flash News

Ditari i Opozitës

Pse mbahen sekret firmëtarët? Shehaj pohon: Kandidova për kryetar dhe lista e anëtarëve nuk m’u dha

Pse mbahen sekret firmëtarët? Shehaj pohon: Kandidova për kryetar

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj pohoi në ‘Opinion’ se në kohën kur ai kandidoi për kryetar partie, nuk i janë vënë në dispozicion listat e anëtarëve.

Sipas Shehajt, fakti se pse firmat nuk bëhen publike është çështja e besimit ndaj lidershipit të PD-së, që sipas tij ka rënë ndjeshëm.

“Ka të bëjë me besimin që nismëtarët kanë te lidershipi i PD. Sepse ata thanë menjëherë nuk do mblidhet Kongresi. Mungon besimi te lidershipi i PD-së, për të hapur listat. Lista e anëtarëve nuk është vënë kurrë në dispozicion. Unë kam kandiduar për kryetar. Lista e anëtarëve nuk na është vënë kurrë në dispozicion. Më kërkonin vazhdimisht listën e vëzhguesve. E dorëzova në moment të fundit. Sapo e dorëzuam filluan tërheqjet, disa jo të gjithë. Nuk e dinë se ka qenë kjo arsyeja, por mund të jetë një nga këto. Por në thelb mungon besimi”, u shpreh Shehaj.

Të fundit