Flash News
Largohen bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë
Zhduket vajza e mitur në Lushnje
Boksier i njohur/ Zbulohet pronari i 'Range Rover'-it që u qëllua me armë në Shkodër
Të shtëna në Shkodër, qëllohet me armë drejt ‘Range Rover’-it
Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe shoku i tij
Pse mungoi Kurti në Tiranë? Alizoti: Nuk gjen ngrohtësi, Rama e shikon si rival
Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka komentuar mungesën e kryeministrit Albin Kurti në Tiranë, në dy samitet e mbajtura më 28-29 shkurt.
I ftuar në “Open” në News24, Aliztoi tha se Kurti nuk gjen ngrohtësi në sjelljet e Ramës i cili e sheh Kurtin si rival.
Alizoti shtoi se Kurti përfaqëson më mirë interesat e Kosovës dhe ka të drejtat e tij të mungojë në samite që janë kthyer si paradë mode.
“Kurti nuk gjen ngrohtësi këtu pas sjelljeve të mëparshme të Ramës. Rama mendoj se e shikon Kurtin si një rival për influencat shqiptare në Ballkan. Kurti është një kombëtar, ndërsa Rama një ndërkombëtar dhe ndaj ai nuk i jep shumë rëndësi. Serbia është tejmase e përkëdhelur nga Evropa dhe nuk mund të vijë Vuçiçi këtu e të bëjë sikur nuk ndodhi asgjë.
Qëndrimet e Ramës janë totalisht kundra Kurtit. Gjithë perceptimi në Shqipëri është se Rama është kundër Kurtit. Kurti hyn te njerëzit që ka një farë zgjuarsie dhe i përfaqëson më mirë interesat e Kosovës dhe ai ka disa të drejta të vetat për të munguar në këto samite që janë kthyer në parada mode”, u shpreh ai.