Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nuk bën fushatë për 6 marsin Basha? Dashnor Sula tregon arsyen dhe ‘planin’ e kryedemokratit

Pse nuk bën fushatë për 6 marsin Basha? Dashnor Sula tregon

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, partitë politike kanë nisur fushtatat elektorale dhe prezantimin e kandidatëve në 6 bashkitë e vendit.

Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur më i tërhequr se të tjerët. Deputeti Dashnor SDula ka treguar se pse Basha nuk është shffaqur në fushatë elektorale dukje shpalosur edhe planin e tij për në vijim.

“Ka pritur datën zyrtare dhe nga nesër në orën 5:30 është në Rrogozhinë e më pas do vazhdojë takimet e tjera në tërësi. Ngarkesa e Bashës si lider i opozitës është më e madhe”, tha Sula.

Sula i vlerësoi zgjedhjet e 6 marsit me një specifikë të veçantë edhe për shkak të situatës në të cilën ndodhet PD-ja.

"Ka një specifikë tjetër, për shkak të problematikës që ka PD me një ndarje në dysh në këto zgjedhje. Kjo nuk është normale për demokratët dhe është hera e parë që demokratët të shikojnë si kundërshtarë njëri-tjetrin. Kjo është për të ardhur keq!”, shtoi Sula.

Të fundit