Flash News

Ditari i Opozitës

“Pse nuk dilni në panele me opinionistë?”, Kaso: Ç'do diskutojmë me opinionistët?

“Pse nuk dilni në panele me opinionistë?”, Kaso:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso dha sqarime mbi një vendim të PD që përfaqësuesit e saj të mos dalin në studio me opinionistë, por vetëm përballë me me përfaqësues të Partisë Socialiste.

Duke folur në një lidhje direkte me studion e “Top Story” Kaso tha se demokratët kane vendosur që t’u japin shqiptarëve debatin cilësor.

“Ndoshta studio juaj ka qenë nga të paktat që mazhoranca ka pranuar për një përballje”, u shpreh Kaso.

Duma: Me opinionistët pse nuk dilni?

Kaso: Çfarë do diskutojmë me opinionistët?

Duma: Nuk do i flisni publikut as nga Parlamenti, as nga TikTok as nga studio?

Kaso: Do përpiqemi t’i flasim nga çdo platformë, por pas katër vitesh kemi vendosur që t’u japim shqiptarëve debatin cilësor.

Të fundit