Flash News

Ditari i Opozitës

Pse nuk shkarkohet Veliaj? Alimehmeti: Rama ka dosje për kryebashkiakët

Pse nuk shkarkohet Veliaj? Alimehmeti: Rama ka dosje për

Këshilltari demokrat, kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës,  Ilir Alimehmeti akuzon kreun e qeverisë se ka marrë në dorë të gjitha bashkitë kundër ligjit dhe autonomisë vendore.

“Megjithatë kjo PS ka frikë ta bëjë këtë se ka rënë autonomia vendore dhe bashkitë janë marrë në dorë të gjitha nga kryeministrit. Si mundet kryeministri të shkarkojë drejtorët? Nuk e lejon ligji.  Rama e kreu veprën e vet kundra ligjit dhe kundër autonomisë vendore. Vendimet i mire si një diktaturë lindore. Ligji komandon shumë qartë sesi emërohen drejtorët”, tha Alimehmeti në A2 CNN,.

Alimehmeti tha se kryeministri Edi Rama ka dosje për kryebashkiakët dhe ata nuk guxojnë ta kundërshtojnë.

"Pse nuk e bën me shkresë Rama? Se i duhet të shkruajë bazuar në ligjin kaq e aq. Ku do ta gjejë Rama? Nuk e ka dhe përdor fijen e trembjes se ka dosje për gjithsecilin prej tyre. Ka fije që i lidhin dhe është i qartë që po të thotë diçka, ato nuk guxojnë”, tha Alimehemti

Të fundit