Flash News

Ditari i Opozitës

 Pse u shpall ‘non grata’ tani Berisha kur ka 8 vjet që s’është në pushtet? Sqaron Yuri Kim dhe apelon autoritetet e drejtësisë

 Pse u shpall ‘non grata’ tani Berisha kur ka 8 vjet që

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka komentuar shpalljen e ish kryeministrit Sali Berisha ‘non grata’ nga DASH.

Duke folur në një intervistë për VOA, Kim pyetet pse kjo masë u mor tani kur Berisha 8 vjet që nuk është në pushtet

“Shkuarja deri në fund të këtyre proceseve kërkon një kohë të gjatë. Përsëris, dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë”, thotë ambasadorja.

Sanksionet e qeverisë amerikane ndaj zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë, janë zgjedhur si një instrument për të luftuar  korrupsionin në një vend të caktuar.

E pyetur se a rrezikohet që efikasiteti i një mase të tillë të minohet nëse vetë autoritetet lokale të drejtësisë, nuk e ndjekin më pas, nuk e shoqërojnë me ndonjë hetim? ambasadorja Kim tha se “Pavarësisht nëse këto vendime janë për në Shqipëri apo ndokund tjetër në botë, siç e thashë më herët, në momentin që këto vendime certifikohen nga Sekretari i Shtetit dhe shpallen nga Sekretari i Shtetit, ato janë shumë të dukshme dhe do të ishte me vend që autoritetet vendase të shikonin masat”.

Të fundit