Flash News

Ditari i Opozitës

Pse u sulmua vila e ish-diktatorit? Berisha: Njerëz të afërt me Ramën thonë se është projekt kulle

Pse u sulmua vila e ish-diktatorit? Berisha: Njerëz të afërt me

Kryedemokrati Sali Berisha ka sqaruar se pse protestuesit vendosën të sulmojnë me fishekzjarre dhe molotovë vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Për mediat, Berisha tha se besonin që aty strehohej Rama. Ai theksoi se njerëz të afërt me kryeministrit kanë hedhur idenë se vila mund të shndërrohet në kullë.

“Policia kudo na doli me ato mburojat para dhe na pengonte, aty nuk kishte njeri, ata nuk panë njeri aty, ata kanë menduar se nuk ka njeri. Ky është gjithë problemi. Dhe duket se tani që u bë bile aty u tha edhe më keq, aty u tha se kanë futur njerëz të policisë kriminale t’u thonë protestuesve që banon Edi Rama aty. Dhe fillimi i sulmeve ndaj asaj vile ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama.

Ka të tjerë që thonë se aty është projekt kulle. Nuk e di. Po njerëz të afërt me Ramën kanë lëshuar idenë se është në projekt kulle. Sidoqoftë atyre dy të huajve u kërkojmë ndjesë dhe shpreh keqardhje se nuk duhej kurrsesi dhe po të dihej se është qendër kulturore dhe se aty ka të huaj, kjo nuk mund të ndodhte”, tha Berisha.

Të fundit