Flash News

Ditari i Opozitës

Pse u zhvendos data e zgjedhjeve të PD në 13 qershor? Ina Zhupa: Korriku është muaj që karakterizohet nga turizmi

Pse u zhvendos data e zgjedhjeve të PD në 13 qershor? Ina Zhupa:

Kandidatja fituese për deputete e PD, Ina Zhupa ka argumentuar sipas saj arsyet pse u afrua data e zgjedhjeve për kryetar të PD nga 22 korriku, në 13 qershor.

Në një intervistë për Euronews, Zhupa thotë se zhvendosja e datës së zgjedhjeve të kryetarit të PD-së ka ndodhur sepse turizmi është më i zhvilluar gjatë muajit korrik.

Brenda PD, një parti që karakterizohet nga demokracia e brendshme kishte zëra që nuk ka arsye pse të vonohemi deri në 22 korrik por është çështje që vëmendja të përqendrohet aty ku është problemi, te kundërshtari politik, masakra elektorale te ajo që do bëjë PD në vijim.

Nisur edhe nga fakti se korriku është muaj që karakterizohet nga turizmi, i prekur edhe nga pandemia, por edhe shqiptarët kanë të drejtën për të pushuar , morëm vendimin me arsye për ti afruar zgjedhjet në 13 qershor sipas parimit një anëtar, një votë”, thotë Zhupa.

Sipas saj nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar me minimumin e standardit, Lulzim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen por kjo nuk është diçka që mund të ndodhë kur  zgjedhjet, siç i cilëson Partia Demokratike ishin një masakër elektorale.

 

 

Të fundit