Flash News

Ditari i Opozitës

“PS, repart ushtarak”, Alizoti: Pushteti në Shqipëri ka marrë fytyrën e Ramës

“PS, repart ushtarak”, Alizoti: Pushteti në Shqipëri ka

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti i ftuar në SYRI TV, ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar një ditë më parë në parlament.

Alizoti u shpreh se, pushteti në Shqipëri ka 'marrë një fytyrë dhe ajo është e Edi Ramës.

 ‘Drejtësinë nuk mund ta ndërtojë dikush që është i vëzhguar nga drejtësia, dikush që duhet ti ruhet drejtësisë, sepse e menaxhon.

Nëse ne flasim për një shtet autoritar, nuk flasim më për drejtësi. Sepse shteti autoritar është që, dëshira e liderit është vetë shteti dhe pjesa tjetër janë popull i marrë peng, siç bëri Enver Hoxha në 45 vite që bëri një shtet për të shtypur njerëzit e tij, për ti skllavëruar, që ata të punonin nga mëngjesi gjer në darkë që ky të mbretëronte dhe në fund me paratë e tyre paguante polici, gjykata e ushtri që të izolonte njerëzit e tij.

Pushteti nuk e bën dot shtetin. Në demokraci institucionet duhet të jenë të pavarura, janë në oponencë, në konflikt me qeverinë.

Gjithë institucioni i drejtësisë sot i ka marrë vulën opozitës, pa asnjë provë, pa asnjë gjë, i ka izoluar liderin opozitës.

Pushteti në Shqipëri po merr një fytyrë, pushteti është Rama, të gjithë të tjerët janë shërbëtorë të tij. Gjithçka që thotë ai në parlament, votohet 100% nga PS dhe aty nuk ka asnjë abstenim.

Pushteti ka marrë komplet fytyrën e tij.

Në PD ka pasur fraksione të vogla, krijoheshin parti, bashkoheshin. Në PS që kur ka ikur LSI-ja nuk ka ndodhur më gjë. PS është një repart ushtarak’, tha Tomor Alizoti në SYRI TV.

Të fundit