Flash News

Ditari i Opozitës

"Pu, pu, pu!" Malaj revoltohet me Ramën: E kam pasur shok fëmijërie; Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha ...

"Pu, pu, pu!" Malaj revoltohet me Ramën: E kam pasur shok

“Kur gazetarët të hedhin në knoc down!”, kështu e ka komentuar ish- deputetja e LSI-së, Nora Malaj, daljen publike të kryeministrit Rama mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj shkruan se dalja publike e Ramës “filloi dhe përfundoi me një gjuhë fyese, denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët.”

Reagimi i plotë i Malajt:

Kur gazetarët të hedhin në knoc down!

E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët .
Intimidoj, fyeu e shau , cilin do që i erdhi ndërmend .
Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.
Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku .
Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin.
Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë!
Dhe të mendosh që ky mavri - mavi drejton edhe OSBE... Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu)
Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme.
Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se :” Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë” ????
Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë.
Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha ... ”
E unë ne fakt e kam shok fëmijërie ...

"Pu, pu, pu!" Malaj revoltohet me Ramën: E kam pasur shok

Të fundit