Flash News

Ditari i Opozitës

Publikohet logoja e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit (foto)

Publikohet logoja e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’

Kjo është logoja e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’. Një ditë pasi Sali Berisha konfirmoi koalicionin me LSI-në në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai tha se është në negociata edhe me aleatët e qëndrës së djathtë.

Publikohet logoja e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’

Një ditë më parë, Berisha zhvilloi një konferencë për mediat, ku prezantoi kandidatët me të cilët do të garojë më 6 mars. Ai bëri gjithashtu me dije edhe emrin e koalicionit.

"Koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'. 'Shtëpia e Lirisë' do të ketë logon e vetë. Do mbështetet nga LSI dhe i gjithë spektri politik opozitar. Jemi në negociata për partitë e tjera. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që parashikon ligji”, tha dje Berisha.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët nëse do të ftojë të përjashtuarit nga kryedemokrati Lulzim Basha në vitin 2017, si Jozefina Topallin. Ish-lideri bëri me dije se do t’i ftojë dhe se ata do të japing kontributin e tyre në fushatën e zgjedhjeve të 6 marsit.

“Po unë do i ftoj ata dhe do kontribuojnë në këtë fushatë. Jemi të vendosur që hapja e PD ndaj atyre që kanë kontribute është një ligj i pandryshueshëm i Komisionit të Rithemelimit”, tha Berisha.

 

Të fundit