Flash News

Ditari i Opozitës

"Ç’punë ka kryeministri me bashkinë", Gjikuria: Ramës po i shpartallohet ushtria e patronazhistëve

"Ç’punë ka kryeministri me bashkinë", Gjikuria:

Kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës në zgjedhjet gushtit 2024 Petri Gjikuria hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe patronazhistëve të tij.

I ftuar në SYRI TV, Gjikuria u shpreh se, takimi i Ramës sot tregon se atij po i shpartallohet ushtria e patronazhistëve.

"Arrestimi që ju bë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, u duk si një arrestim demokrat, siç duhet të arrestohen njerëzit. Por standardi i dyfishtë për të cilin do të flas është se, si u arrestua Fredi Beleri, si u arrestua Ilir Meta.

Këto janë gjëra që sipas meje, duket sikur dikush kërkon të japë një mesazh, si propagandë që të frikësohen njerëzit, duke ditur se këtu kur njerëzit shikojnë policë, arrestime, burg, u ka ngelur ajo frikë që kanë patur për 45-50 vjeç.

Ky është standardi i dyfishtë për të cilin flas unë.

Një gjë tjetër që më bëri përshtypje për atë që Rama i mblodhi sot, më duket se Ramës po i shpartallohet ushtria e patronazhistëve, ku shumica e tyre janë nga Tirana. Ata zbarkojnë në të gjithë vendin, janë numërues dhe vëzhgues dhe bëjnë çdo lloj gjëje që PS të fitojë një mandat, sepse i pashë vetë në zgjedhjet e Himarës.

Një tjetër gjë që më bëri përshtypje ishte se, kryeministri deklaroi se do të shikojë ai punët tani në Tiranë. Në çdo bashki ka kryetar dhe zv/kryetar që shikojnë punët.

Unë jam në Amerikë, punoj e kam biznes atje. Imagjinoni që unë të bëj një biznes të vogël në pronën dhe të pres Donald Trumpin të më sjellë lejen e ndërtimit. Do të ishte kënaqësi që të vinte të ma sillte se do bëja dhe disa fotografi.

Tani përse e bën Rama këtë, nuk ka punë të tjera në këtë vend, të shikojmë vendin tonë, bëhen rrugë dhe mbyllen. Bëhet tuneli sot dhe nesër mbyllet se nuk ka mbaruar.

Ose të shikojmë arsimin, çfarë bëhet me shkollat, me shëndetësinë. Kryeministri i Shqipërisë ka shumë probleme që duhet ti shikojë e ti zgjidhë. Nuk mund të bëhet kryeministri në detyrë për çdo gjë të vogël’, tha Petro Gjikuria

Të fundit