Flash News

Ditari i Opozitës

Punësimet gjatë fushatës elektorale/ Apeli i Shkodrës kërkon nisjen e hetimeve, i akuzuar kryebashkiaku i Vaut të Dejës

Punësimet gjatë fushatës elektorale/ Apeli i Shkodrës

Gjykata e Apelit të Shkodrës i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike Dega Shkodër për akuzat ngritura lidhur me punësimet masive gjatë fushatës elektorale në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu zbardhi në një prononcim për mediat vendimin e Gjykatës së Apelit. Në vendim, Apeli detyron Prokurorinë të nisë menjëherë hetimet dhe të thërrasë personat e akuzuar përgjegjës dhe Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës si autor i punësimeve elektorale.

Logu tha gjithashtu se ka prova konkrete që implikojnë në mënyrë direkte administratën e Bashkisë së Vaut të Dejës në punësimet masive gjatë fushatës elektorale të 25 Prillit.  Ai shtoi se këto janë vetëm faktet e para të asaj që demokratët e konsiderojnë ‘masakra zgjedhore e 25 Prillit’.

 

Të fundit