Flash News

Ditari i Opozitës

Punimet pranë Kullës së Sahatit, PD denoncon Veliajn: Simboli i kryeqytetit po kthehet në orë muri e oligarkëve

Punimet pranë Kullës së Sahatit, PD denoncon Veliajn: Simboli i
Në foto: Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se përmes kullave të betonit po i jep goditjen e fundit zonës historike në qendër të Tiranës.

Në një prononcim për mediat, kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka bërë me dije se kulla e Sahatit, nga simbol i kryeqytetit po kthehet në një orë muri të oligarkëve, miq të Veliajt.

Jemi sot këtu në zonën historike të qendrës së Tiranës, për t’ju treguar sërish një nga premtimet e mbajtura të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në Qershor të vitit 2016, pasi shpenzoi disa miliona lekë për t’i hedhur një bojë kullës së Sahatit, Erion Veliaj ftoi të gjithë kryeqytetasit për të ngjitur 90 shkallët e kësaj kulle dhe në lartësinë 35m të kullës
të shijonin pamjen fantastike që të ofronte qendra e Tiranës dhe kryeqytetit.

Nguliteni mirë në mendje këtë pamje!

Sepse pas pak muajsh nuk do t’a shohim më kullën e Sahatit.

Kjo për shkak të ndërtimit në krah të saj të disa përbindëshave prej betoni, që fillojnë me 5 kate, ngjiten në 11 kate, në godinën që është në krah të kullës — pa respektuar as minimumin e distancës — dhe mbaron me kryeveprën e Veliajt, që i dhuron qendrës muzeale të qytetit kullën 27 kate.

Në vetëm 4 vite, Erion Veliaj ia doli që kullën e Sahatit t’a shndërrojë nga simbol të qytetit në orën e murit të oligarkëve, miq të tij. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt!

Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që tashmë kryeqytetit do t’i zhduket dhe memoria e tij historike. Do t’i zhduket dhe kulla e Sahatit, simbol i kryeqytetit tonë”, denoncon Belind Këlliçi.

 

Të fundit