Flash News

Ditari i Opozitës

‘Qafsha mamin nuk e bëj më’, Meta-Kuvendit: Verifiko shëndetin mendor të lepurushit Rama

‘Qafsha mamin nuk e bëj më’, Meta-Kuvendit: Verifiko

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi verifikimin e shëndetit mendor të kryeministrit Edi Rama. Ai tha në një konferencë për mediat që Kuvendi të marrë masa urgjente për të verifikuar shëndetin mendor të kryeministrit të vendit.

Duke e akuzuar për përdorim të lëndëve narkotike, Meta nënvizoi se kryeministri duhet të bëjë testin e drogës.

“Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Rames dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psiqike, jo vetëm kaq por të merren masa për ti bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës”, u shpreh Meta.

Ky i fundit theksoi se ka ardhur koha që Rama të përballet me drejtësinë.

“Rama beson që gjuha e dhunës është e vetmja që mund t’i zgjasë disa ditë në pushtet, koha e tij ka përfunduar, koha e përballjes ka ardhur. E dimë të gjithë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. E ka humbur edhe mundësinë të thotë ‘qafsha mamin nuk e bëj më’”, shtoi Meta.

Të fundit