Flash News

Ditari i Opozitës

"Qëllimi i Ramës, t’ja dorëzojë policinë krimit", Bardhi tregon episodin: Si u takua Proda me Suel Çelën në Elbasan

"Qëllimi i Ramës, t’ja dorëzojë policinë

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka pohuar se ish drejtori i policisë, Ilir Proda është takuar me Suel Çelën në Elbasan.

I ftuar në “Studio24”, ai bëri thirrje që SPAK të kontrollojë dhe të verifikojë kamerat. Bardhi më tej akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim që policinë t’ja dorëzojë krimit

“Unë ndjej keqardhje sepse paraardhësi i zotërisë ka qenë për analizën vjetore dhe jashtë drejtorisë është pritur dhe takuar me atë që e kishte emëruar, me Suel Çelën, në Elbasan personi që është në kërkim.

Ftoj prokurorinë e posaçme të verifikojë të mbledhë kamerat dhe të verifikojë këtë që unë po them. Pra sa kohë vullneti i Ramës është që policinë t’ja dorëzojë krimit të organizuar, nuk ka rëndësi kë vendos”, tha ai.

Të fundit